Kalo flet për koronavirusin: Jo rikthim të virusit në shtator, por rishfaqje

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se koronavirusi nuk është zhdukur, prandaj kujdesi do duhet të jetë maksimal.

Pyetur për një valë të dytë të infeksionit, Kalo tha se në këtë rast nuk do të kemi një rikthim, por rishfaqje. Në këtë rishfaqje, Kalo thotë se ai do të jetë agresiv njësoj, por deri atëherë popullsia do të ketë krijuar një imunitet.

“Virusi nuk është në grahmat e fundit, por si një sëmundje respiratore, shkon në një vetëshuarje, por jo të plotë.

Gradualisht COVID-19 do të klasifikohet si infeksion i vijave respitarore, që do të jenë me ne. Në verë kemi disa infeksione që kalohen shpesh në plazh dhe kanë si simptoma gripi.

Me ardhjen e vjeshtës do të riaktivizohen, dhe pa dyshim midis tyre nga tamponet që do të merret, detyrimisht do të jetë i pranishëm edhe COVID-19. Nuk do të jetë një rikthim, por një rishfaqje i këtij virusi.

Është i njëjti virus, nuk është më agresiv. Mendoj që shfaqja e këtij visuri nuk do të jetë më agresiv, hapësia kohore nga 13 maj deri në shtator, ka disa muaj dhe kontaktet sporadike do të na ndihmoj që të kemi më imunitet”, tha Kalo.

Loading...