Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin se nëse do të vijohet me këto ritme, e gjithë periudha që çdo qytetarë ka sakrifikuar duke qëndruar në shtëpi të mbyllur, shumë biznese që kanë ulur qepenin dhe karë regjistruar humbje, do të shkojë dëm!
Duke publikuar grafinë e një mushkërie, e cila nga COVID-i është shumë e dëmtuar, Kalo u drejtohet qytetarëve që të respektojnë masat, që të mos mendojnë se koronavirusi një pjellë e luftës politike globale, apo më tepër e betejës politike Rama-Basha, siç shumë qytetarë e mendojnë e për pasojë neglizhojnë rrezikun që i kanosen.
Ky apel i mjekut, i cili është shndërruar një një nga figurat më domethënëse gjatë kësaj pandemie, vjen në një kohë kur vendit ynë po regjistron shifra shumë të larta gjatë 24 orëve (53 ditën e sotme) e ndërsa prej mëse një jave janë regjistruar çdo ditë nga një viktimë.
“Kohë kovidiane….. Kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj përkujdesi kundrejt vetes dhe të tjerëve kurrë të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…lajtmotivi ynë i përditshëm mbetet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….
Këto ditë po tregojnë se mjaft shpejt ne mundet të humbasim gjithshka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….shkrehja e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, por kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, por ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike… INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, ndaj mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….
Për pak sensibilizim shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se nuku bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..kurrë nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me mirëbesim, me mirëkuptim, me durim dhe me përkushtim, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19…. Fundjavë të paqtë miq e dashamirës kudo që JU frymoni në këto çaste, por vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….Shqipëria e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!”, shkruan Kalo.