Nen diktaturè, kètu lindèn dhjetrà gjenij!
Këto tridhjetë vite,
ikën pa u ndier,
veç ndonjë i rrallë,
mund të ketë shkëlqyer!
Vetë demokracia,
rendi i mundësive,
dryn të madh i vuri,
kohës së gjenive!
Të gjithë u përfshimë,
në një katrahurë,
bëmë hapa mbrapa,
në art e kulturë!
Kaloi Shqipëria,
në një dekadencë,
bëmë hapa mbrapa,
në arsim e shkencë!
Në çdo fushë të jetës,
qenë hedhur themelet,
ajo kohë që iku,
e artë do ngelet!
Shpërthyen talentet,
ndënë diktaturë,
unë them të vërtetën,
dhe nuk trembem kurrë!
Vetëm disa emra,
nuk mund të përmend,
se për gjithë gjenitë,
këtu s’kemi vend!
Ata emra divash,
që na bëjnë krenarë,
aktorë e piktorë,
edhe këngëtarë!
Artistë e sportistë,
të rangut të parë,
e ngritën shumë lart,
emrin shqiptar!
Plot universitete,
dhe plot institute,
në vetëm pak vite,
që dolëm prej lufte!
Në Akademi,
kush qe më i miri?
Fillo me Çabejin,
e gjer tek Mahiri!
Edhe në teatër,
s’ke kë të harrosh,
Pitarkë-Aleksandër,
dhe një Kadri Rosh!
Bëjeni teatrin,
edhe prej floriri,
po super nivele,
rrallë do t’u kapë syri!
Dhe teatri i operas,
ka mbetur në tako,
s’ka Mentor Xhemal,
më Gaqo Çako!
Një muzikë e re,
për kohët e reja,
s’ka më Tish Daija,
s’ka më Çesk Zadeja!
Dolën dhe më pas,
shkrimtarë e poetë,
por u vu kufiri,
në vitin Nëntëdhjetë!
Edhe Kadareja,
nuk nxori më kurrë,
si veprat që shkroi,
ndënë diktaturë!
S’shaj demokracinë,
se do qe skandal,
po sistemi i shkuar,
ishte shumë vital!
Që të vëmë piketa,
tamam të përpikta,
s’e zbulojmë dot,
kush është kontradikta!
Pse fjalës së lirë,
mundi s’ju shpërblye,
se këtu çdo gjë,
kokëposhtë u kthye!
A.DUKA