‘Kalova koronën’, Alketa Vejsiu bën deklaratën për gjendjen shëndetësore

Edhe Alketa Vejsiu nuk i ka shpëtuar infektimit me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vejsiu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se tamponi i ka dalë negativ, rreth dy javë më parë.

Tashmë ajo ka rinisur aktivitetin e përditshë, ndërsa shton se për fatin e saj të mirë, ajo e ka kaluar Covidin në gjendje jo të rëndë.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat.

Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!

Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, shkruan Alketa në postimin e saj në rrjetet sociale.

Loading...