‘Kam 2 orë që pres, pini cigare’, qytetari përplaset me kryeinfermieren: Qepe pis! 3,4 orë të presësh

Një qytetar ka bërë një denoncim në lidhje me sjelljen e punonjësve në stafin e Maternitetit të Ri në Tiranë. Ai ka çuat aty bashkëshorten e cila ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai pretendon se i ka rënë të fikët nga pritja e gjatë dhe problemi që e shoqja ka. Ndërsa fillon të kërkojë të drejtën e tij për të marrë shërbimin mjekësor, ndërhyn kryeinfermierja e pavionit, e cila përdor fjalor fyes dhe denigrues duke i pohuar se “aty le të presë 3 orë, 4 orë”.
Pjesë nga biseda

Qytetari: Nuk iki, këtu jam unë.

Kryeinfermierja: Palaço.

Qytetari: Këtu do rri.

Kryeinfermierja: Qepe, mos e zgjat më.

Qytetari: Unë do e zgjas që çke me të se kam 2 orë këtu.

Kryeinfermierja: 3 orë të kesh.

Qytetari: Edhe tallesh se pini cigare korridoreve ju.

Kryeinfermierja: Ta tregoj unë qejfin ty, s’ke ardhur të fyesh bluzat e bardha ti.

Qytetari: Ti ke dy orë duke pirë cigare korridoreve. E kam njeriun në urgjencë.

Kryeinfermierja: Me kë tallesh ti? Cigare unë? S’kam pirë cigare në jetën time, më bën me cigare ti. Ik ore mbushu andej. Pis.

Qytetari: Unë pis? Pise je ti, jo unë. Ka 2 orë që pi cigare këtu.

Kryeinfermierja: 3 orë do presësh, 4 orë do presësh. Nuk mund të fyhen bluzat e bardha. Palaco, pis.

Qytetari: Nuk i kam fyer as prekur në këtë temë. E kam njeriun në gjendje të rëndë këtu, ju talleni.

Kryeinfermierja: Po tallemi neve? Ik more maskara, pis. Stafi spitalor kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rolin e spektatorit.

Qytetari: Po kujt i flet ashtu moj? Kujt i thotë pis ajo? Ku merr guxim e thua pis moj?

Kryeinfermierja: Kujt i thua injorante ti?

Qytetari: Po ti kujt i thua pis? Ti moj më ofendove.

Kryeinfermierja: S’të fyeva. Të pyeta si njeri këtu.

Qytetari: Edhe unë pyeta si njeri. Kam 2 orë këtu.

Kryeinfermierja: Ik more mbushu andej. Hajt se do e shikosh ti. Ta tregoj unë qejfin ty.

Qytetari: Mos e vrit mendjen, e zgjidhim ne. Në këtë moment, del jashtë i shoqëruar nga forcat e sigurisë, të cilët nuk i bëjnë asgjë dhe i tregojnë se e njëjta situatë është çdo ditë.

Qytetari: E kam njeriun në urgjencë, e kam në gjendje shumë të rëndë. Kam që në orën 10 këtu duke u sorollat, jo prit këtë, jo atë. Dalin këtu e pinë cigare, s’merret njeri. Njeriu aty duke i ra të fiktë.

Polici: Këtë punë ke çdo ditë.

Qytetari: E bëjnë këta këtë punë çdo ditë? Me taksat tona paguhen këto që rrinë e sorollaten këtu. Njeriun e kam pru për vdekje këtu, jo për qejf.

Polici: Këtë që bëre, mos mendo se bëre ndonjë zgjidhje të madhe.

Qytetari: Mirë se do e zgjidhim, mos e vrit mendjen. Do e zgjidhim avash avash. As nuk e ofendova, as e fyeva fare, më flet mua krejt arrogancë.

Loading...