Kam bërë 6 muaj terapi dhe tani jam gati të tregoj pse njerëzit çmenden!

Kjo është historia e Katias, vajzës që luftoi me de.presionin, bëri 6 muaj terapi dhe kuptoi se përse njerëzit ngadalë çmenden.“Unë nuk dëgjova ndonjë zë misterioz në kokën time dhe nuk mendoja se kishte ndonjë lloj komploti botëror.

Thjesht për një periudhë kohore nuk munda ta kuptoj aspektin e të jetuarit ose të gjej kënaqësi në jetën tim.

Shpresoj që historia ime të ndihmojë dikë të gjejë paqe në vetvete. Ose të paktën kjo histori mund t’ju ndihmojë të bëni hapat e parë drejt një jete normale.”,- thotë Katia.

Në moshën 28-vjeçare ajo mbeti e ve, askush nuk mund ta parashikojë këtë fatkeqësi. E mbylli dhimbjen në zemër dhe mësoi të mos qajë. Pikërisht atëherë kur mendoi se e kishte tejkaluar dhimbjen, e kapi depresioni.

“Ne ishim një familje e rregullt që po rrisnim një djalë, dhe unë mbeta shtatzënë me fëmijën e dytë. Por brenda pak muajsh jeta ime ndryshoi tërësisht. Burri im u sëmur dhe v.diq. Unë mbeta vetëm, 9-muajshe shtatzënë dhe me një fëmijë 3-vjeçar. Asgjë nuk ndryshoi brenda meje: dielli ishte akoma atje, zogjtë akoma këndonin dhe njerëzit shkonin në punë. Nuk mendoja se isha në depresion, thjesht duhej të isha e fortë. E mbylla dhimbjen në zemër, dhe mësova të mos qaj. Depresioni më kapi atëherë kur mendova se e kisha kapërcyer dhimbjen. Për një vit humba rreth 20 kilogramë, nuk doja të haja. Madje një herë mendova se kisha kancer ose ndonjë sëmundje tjetër.

U fiksova keq, fillova të kërkoj në internet nisur nga simptomat, shkova te mjekët, por ata s’më gjetën sëmundje. Unë isha e sigurt që kisha diçka të tmerrshme dhe se do të vdisja, kështu e masja temperaturën 5 herë në ditë, kërkoja për njolla në trup, pika dhe vazhdimisht kontrolloja nyjat limfatike. Një herë ndjeva sikur zemra po më rrihte fort dhe po djersija, duart më dridheshin shumë. Mendova se diçka e tmerrshme do të ndodhte dhe nuk e kuptoja që ky ishte sulmi i parë i panikut.

Shkova te një psikoterapist i mirë, për disa muaj. Fillimisht më tha se kisha depresion reaktiv, një çrregullim i trurit që vjen si pasojë e një përvojë traumatizuese. Shpresova që mjekët thjesht do të më jepnin një recetë me antidepresantë dhe do të më linin të shkoja, por jo, unë duhet të shkoja vazhdimisht tek ata. Pas gjashtë muajsh terapi ja çfarë kuptova!

-Ju duhen më shumë se disa pilula për të kapërcyer depresionin. Nuk ka pilulë që ju bën të lumtur. Pilulat ju heqin simptomat, por nuk ju shërojnë. Pa terapinë e duhur, kot që vazhdoni e konsumoni ilaçe.

– Gjatë terapive mësova si të jetoj. Terapisti më ndihmoi, bëra një listë të gjatë me plane për të ardhmen time. Mësova si të kontrolloj mendimet e mia negative. Kjo mund të jetë vërtet e vështirë dhe e dhimbshme.

-Ju duhet t’i besoni vetëm dikujt që është ekspert mjekësor. Kur isha në depresion njerëzit më thoshin: “Pi çaj nenexhiku, fli mirë, bli këpucë të reja dhe depresioni do të largohet!” E kishin gabim. Ju nuk duhet t’i dëgjoni ata, por një psikoterapistit.

-Rimëkëmbja është e gjatë, e dhimbshme, por me durim ia arrin.

– Vonesat janë një pjesë e trajtimit. Mos prisni rezultate për pak ditë, gjërat e mira marrin kohë dhe shërimi akoma më shumë kohë!

-Njerëzit përreth mund të mendojnë se ju jeni çmendur, por një psikoterapist, jo.

-Depresioni mund të rikthehet, psikoterapistët nuk janë magjistarë, por me mjetet e tyre ia dalin që ju ta kapërceni. Mësoni të jetoni në paqe me veten, mundohuni t’i zgjidhni problemet dhe shpjegojini vetes disa gjëra që duhet të bëni.

– Humori i mirë është armiku numër një i depresionit. Prandaj mendoni gjëra të bukura, bëni shaka, qeshni pafund.”,-përfundon Katia.

Depresioni nuk është diçka që duhet marrë lehtë. Është një sëmundje si gjithë të tjerat, që ta merr jetën avash-avash. Në fillim të merr mendimet, pastaj shijen e jetës, dëshirën për të jetuar dhe në fund të vret. Prandaj nëse ndodheni në një situatë, ku mendoni se asgjë s’ka kuptim, edhe ju si Katia mendoni se jeni të sëmurë dhe do të vdisni, shkoni te një psikoterapist, jo për të marrë një recetë me antidepresantë, por për ta përzënë, bashkë me të, depresionin.

Loading...