“Të shumtë janë ata që më thërrasin Ani dixhej, Ani vogël, Ani xhuxhi, Ani gili-gili. Më thërrasin me emra të ndryshëm. “
Antonin Baha, nga Belshi është 38 vjeç, trupi i tij i vogël nuk e ka penguar atë të bëj në jetë normale. Prej 16 vitesh ai punon si kamarier dhe dixhej.
Ani vogël thotë se kur shkonte në gjimnaz pyetja që e mundonte më shumë ishte se përse ai nuk zgjatej si moshatarët. Ndërsa sot, trupi i vogël nuk e pengon atë të jetojë dhe ëndërroj si të gjithë ne.
Je ndjerë i bullizuar për shkak të trupit tënd? Baha: Dikur po, ndërsa tani jo më. Më vlerësojnë për atë që jam.
Të bëjnë pyetje njerëzit, Ani përse je kaq i shkurtër?
Baha: Po dhe u them: kur ka qenë mamaja ime shtatzënë ka pas një sëmundje të rrallë, për këtë arsye unë jam i shkurtër. Prindërit i ke të gjatë?
Baha: Në familjen time të gjithë janë të gjatë vetëm unë jam kështu. Kur ishe në shkollë e kishe kompleks gjatësinë tende?
Baha: Po, e kam ndjerë shumë këtë pjesë sepse shihja njerëzit përse kat të gjatë këta dhe unë pse jam i shkurtër. Deri sa e kuptova që unë nuk do të rritesha kurrë. ”
Ani thotë se brenda trupit të tij të vogël, është njeriu me zemër të madhe, por që fatkeqësisht jo të gjithë e kanë vlerësuar atë.
Sa i gjatë je? Baha: 130 cm. Të dashur ke? Jo.
Cila ka qenë lidhja jote më e gjatë? Unë kam qënë i lidhur me një vajza që e kam dashur shumë për dy vjet. Ajo ka qenë pak më e gjatë se unë, por prindërit e saj na ndanë.
Mendon se fiziku do të jetë pengesë për të ardhmen? Baha: Për një moment ka qenë. Tani jo më. Duhet të kuptojnë që jeta të ndahet me një njëri që të dashuron dhe respekton përgjithnjë.