Është 54-vjeçe dhe thotë se ka fjetur me 1500 burra deri tani, por është beqare.
Fjala është për Mare Simone nga Londra, e cila nuk e quan veten prostitutë, por “mjeke popullore” apo “mësuese seksi”.
Mare ia ka kushtuar jetën çifteve që kanë pasur probleme me intimitetin dhe me dhomën e gjumit. Sipas llogarive të Mares rezulton se ka kryer marrëdhënie seksuale me 1500 meshkuj dhe se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë që bën.
Në një intervistë për mediat britanike, londinezja beqare thotë:
“Unë e fitoj jetesën duke fjetur me burrat e grave të tjera, apo me të dashurit e tyre.
Por në asnjë mënyrë nuk jam prostitutë, përderisa ajo bëhet në një atmosferë terapeutike dhe shëruese. Njerëzit më paguajnë për të konsultuar dhe për të kuruar problemet e tyre, jo për seksin.
Ata më gjejnë nëpërmjet organizatave të ndryshme seksuale, apo ndonjë terapist seksi i ka këshilluar të më takojnë mua.
Burrat zakonisht kanë nevojë për ndihmë. Para se ata të takohen me mua, sigurisht që duhen të kenë bërë një test anti-HIV.”