Kam qejf të eci, se mami vetëm qan

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora në rubrikën “Shqipëria pa filtra” të ksaj të premteje solli rastin e Ermira Çollakut, nënës e cila nuk mundi ti gëzohej as 24 orë ardhjes në jetë të vajzës , pasi vogëlushja iu desh ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj Elona 5-vjeçare u operua edhe 2 herë të tjera dhe më shumë ditë i ka kaluar në spital sesa në shtëpinë e saj.

Aktualisht 5-vjeçarja nuk mund të ecë në këmbë, por vetëm me karrocë, pasi pjesën nga gjunjët e poshtë e ka të pa ndjeshme dhe nuk mund ta komandojë dot.

Kjo ishte arsyeja se përse mamaja e 5-vjeçares la qytetin e Korçës dhe ka ardhur për të jetuar në Tiranë pranë spitalit, për tu kujdesur më shumë për vajzën.

Ermira Çollaku: Në darkë e linda, në mëngjes e bërëa operim në Shkup. Kishte një vrimë në shtyllën kurrizore, duhej operuar me patjetër. Vajta në Shkup dhe e operova. Pas 22 ditësh nga operimi i shtyllës kurrizore e kam operuar në kokë te “Nënë Tereza”, i mblidhte koka ujë. Pastaj i vumë një valvul në kokë që të bënte shkarkimin e ujit. Pas asaj i bëra një ndërhyrje përsëri prapa kokës sepse i ishin bllokuar të gjithë damarët e kokës.Ecën zvarrë këmba dorës, kushtet i kam shumë të dobëta nuk mund t’ia plotësoj. Me bebelina është, pa punë jam.Ekonominë e kam të dobët, shtëpi nuk kam.

Kam dy vjet që jetoj me qera, nuk mundem dot. Ka tre diagnoza, është me karrocë dhe këpuca ortopedike, këto nuk mund ti heqë fare. Erdha në Tiranë vetëm që të kisha spitalet afër se një temperaturë të ketë nuk mund ta mbaj në shtëpi se i fillojnë dridhjet. Kisha qejf ta çoja në kopësht, vinin tërë fëmijët, vajza ime rrinte me mua. Nuk qëndronte dot. Mos më ço mami thoshte, se nuk eci dot. Jam interesuar te një doktor jashtë, ai më tha se mund të bëhet jashtë shtetit. Ju bëj thirrje të më ndihmoni për vajzën me sa të kenë mundësi që të ecë. Kaq pata mundësi për vajzën, nuk mundem ta ndihmoj më. Ju bëj thirrje të më ndihmojnë për vajzën.

Lotët e kësaj nënë janë apeli më i fortë për ndihmë. Gjithçka që ajo kërkon është që kushdo që ka mundesi ti ofrojë ndihmë që vajza e saj, e cila nuk ka lëvizur kurrë të mundet të ecë. Ermira nuk mund të punojë, pasi duhet të kujdeset për vajzën 24 orë.

Po çfarë thotë vogëlushja, e cila përkundër gjendjes së saj shëndetësore nuk e ka humbur buzëqeshjen.

Ajo ka vetëm një dëshirë, të ecë që të luajë me shoqet e saj por edhe që e ëma të pushojë së qari, pasi siç thotë ajo me sinqeritetin e një fëmije, nuk ka parë zonjë tjetër të qajë veç mamit të vet.

Elona Çollaku: Unë eci zvarrë dhe më bëhen këto te gjunjët dhe më dhembnin pastaj. Më dhembin shumë. Unë kam qejf të loz me shoqet. Nuk kam shoqe më. Luaj vetëm dhe me mamin. Natën më dhemb koka, më dhemb shumë. I them mamit dhe më jep shurup. Unë kam qejf të eci se mami gjithë ditën po qan. Unë nuk i kam parë të qajnë zonjat, veç këtë kam parë. Qan përditë për mua. Unë loz vetëm me kukulla, nuk kam shoqe. Këtë e kam shoqe (mamin) dhe loz me këtë.

Vogëlushja 5- vjeçare: Kam qejf të eci, se mami vetëm qan
Loading...