Kam shkelur Ligjin
Duke parë lajmet në Tv para disa vitesh flitej për një kryefamiljar i cili ishte arestuar për mospagesë të dritave pashë se kishte veshur një palë këpucë të vjetra që as në kohën e monizmit nuk i vishte kush, të vjetra, të mëdha.
Mu dhims. Duke ndenjur ashtu, mes zhgënjimit njerëzor më vijnë disa vargje…
Kam shkelur Ligjin
po punë e madhe…
Unë prapë ndihem njeri i ndershëm..
Kur hedh në fb poezinë ‘Kam shkelur Ligjin’ , mikja ime shkruan ” Çfarë ke bërë aman” e po qeshnim pak.
Ata që më njohin e dinë që unë nuk shkel ligjin se ashtu jam edukuar. Shkelja më e madhe që mund të kem bërë është se shpesh shkoj disa minuta me vonesë në punë. Por pronari im që më njeh që 16 vjeçe e di që e kam në tip e më toleron në këtë pikë. Kam qënë nxënësja e tij dhe më sheh si fëmijën e vet.
Me thënë të vërtetën në sistemet shoqërore pas 90-ës kam patur disa ide ndryshe, pakënaqësi, kam menduar në mënyrë opozitare kur kam ndjerë padrejtësi edhe jam shprehur, por ligjin ende nuk e kam shkelur. Kjo deri para një muaji.
Para një muaji …Kam shkelur ligjin dhe do ta bëja përsëri dhe me vetëdije !
Që kur vdiq im atë ime më jeton me motrën time. Ajo është shumë e kujdesshme ( edhe më tepër se mua) ndaj mamasë e sidomos ndaj njerëzve që kanë vështirësi. E ka bërë shtëpinë farmaci . Nëse të duhet një ilaç e gjen sigurisht aty. Pak kohë më parë i biri kalon një sëmundje e mjeku në greqi i rekomandon Azitromicinë.
Kështu dëgjuam për herë të parë këtë emër ilaçi e më pas unë e lexova në një link tek Trampi.
Para një muaji e pak ime më u sëmur rëndë. Motra më shkruan se mami ishte shumë keq e duhet të zbrisja, pasi rri 5 kate më sipër. Nisem menjëhere pasi sapo isha kthyer nga puna e në fakt u trondita. Në dhomën e mamasë ishin motra dhe po i shërbente mamasë. I bëri aerosol, i dha ilaçet, pasi i kishte dhënë ushqimin, e mbuloi dhe dukej shumë e trembur në fytyrë. Ime më kollitej mbytur, iu bllokua fryma e u kthyem prapë. Hapëm dritaren, po e mbanim të dyja ndërsa e shikonim që vuante shumë.
– Kishte edhe temperaturë, – tha motra,- dhe mori Kozetën farmacisten ku merr ilaçet shpesh. – Më bej gati Azotromicinë,- dhe përmendi edhe disa ilaçe të tjera.
Dy javë gjendja e mamasë ishte e rëndë. Kolla, frymëmarrja, rrathët e syve të nxirë…Covid -19
Kryeministri fliste në Tv. Mos i takoni prindërit, mos shkoni fare….Pastaj Trampi me Azitromicinën! Motra ime inteligjente dhe fati !
Nëse ime më do të ishte në shtëpinë e saj e ne nuk do të shkonim aty, ajo ‘ do ishte harruar’.
Por unë prapë do të shkoja. Ky ligj më vret shpirtin. Edhe nëse është e sëmurë… e do të rezikoheshim ne, unë do të ndahesha nga gjithë bota, por atë çast do të thyeja çdo ligj të Kushtetutes apo njerëzor e do të isha aty…
do t’i mbaja dorën, ashtu si ajo nuk më ka lëshuar kurrë! Kështu më thonë ligjet e shpirtit.
Ndoshta po të ishim larg do ishte e pamundur, por unë jam këtu e nëse nuk do të shkelnim ligjin, sot do të isha bërë pishmënd!
Më kujtohej kur para një muaji bënim ecjen në darkë,fëmijeria e sytë më mbusheshin me lotë.
– Mos shkoni tek prindërit… më kumbon çdo çast në kokë, mund të bëheni trasportues gë virusit. Të drejtë ka mbase!
Dhe të moshuarit që vdesin përditë në Itali… Zot ç’po ndodh ! Dhimbje! Frikë! Vdekje!
Pa moralizime! Secili bën si mundet. Ka edhe njerëz qe s’munden, janë larg etj.Sigurisht rregullat e ligjet duhen zbatuar, por jam shumë e lumtur që kësaj rradhe i shkelëm pak ligjet…
edhe me vetëdije !
Anila Toto