Ështe zhvilluar seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë i cili vra mëngjesin e së martës.
Gjyka caktoi masen arrest me burg per akuzen e vrasjes ne kapercim te mbrojtjes se nevojshme.
Në seancë polici i akuzuar ka deklaruar se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.
“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata.
Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë”, mësohet të ketë thënë ai.
Polici mesohet se ka keruar qe ne salle te ishin te pranishem familjare te Klodian Rashes, te cileve tha se u kerkon ndjese per ngjarjen qe ka ndodhur./lajmifundit.al