Kampi i ferrit në Siri, Rama nga Bejruti: Kemi vështirë për të nxjerrë pengjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Bejruti të kthimit të katër fëmijëve nga kampi Al Hoël ose siç e quan ai kampi i ferrit.

“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë nga kampi i ferrit në Al Hoël, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje Së shpejti edhe fëmijët e tjer”-shkruan Rama në Facebook.
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu Rama tha se ka vështirësi për të nxjerrë pengjet nga kampi.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë, kam kontaktuar me gjeneralin që ka drejtuar operacionin.

Jam shumë i kënaqur që mbasi t’i falendeojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar bashkë me kalamajtë do jemi në Tiranë.

E ëma e fëmijëve është në gjendje të keqe shëndetësore ka një plagë në trup.

Presim sinjalin e fundit që është gjithnjë më i vështirë për të marrë fëmijët e tjerë.

Ka qenë e vështirë të kontaktohet Eva. Por është mirë.

Fillimisht kemi një strukturë të organizuar për gjithë fëmijët në masa sigurie edhe me psikologë edhe mjekë. Pastaj do shohim si do zhvillohen gjërat.

Pjesa më e vështirë për të nxjerrë pengjet, është që nuk mund të flasësh nuk mund të shpjegosh.

Kemi bërë një hap shumë të madh përpara se kur do ta materializojmë nuk e dimë.

Deri në momentin e fundit kemi qenë me zemër të ngrirë.

Unë jam I fundit që kam një meritë. Merita I takon të tjerëve që kanë prej kohësh këtu.”-u shpreh Rama.

Loading...