Titullin e më të mirit në vallëzimin modern, Andi e fitoi në kampionatin botëror në Podçetrtek të Sllovenisë, që u mbajt në nëntor-dhjetor të vitit 2022, me pjesëmarrjen e garuesve nga 32 shtete të botës.
Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane
“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.
Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.
“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.
Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa me vallëzim filloi të merret nga mosha 8-vjeçare, i inspiruar nga valltarë të tjerë, të cilët siç thotë, i ndiqte me ëndje nëpër rrjetet sociale dhe kanalin YouTube, ndërsa më pas filloi të vizitonte edhe një shkollë baleti në qytetin e tij të lindjes.
“Unë fillimisht kam parë disa valltarë në YouTube, të cilët më inspiruan shumë në rrugën e mëtejmë. Gruaja e dajës tim i dërgonte vajzat e saj në një studio baleti këtu ku jetoj dhe unë shkoja herë pas here t’i vizitoja. Një ditë mësuesja e baletit më ftoi të vallëzoja dhe u impresionua shumë nga talenti im dhe kështu unë vazhdova i bindur se do t’ia arrija”, thotë Andi.
Suksesin për të arriturat Andi ia dedikon familjes së tij, e cila i ka dhënë mbështetje të madhe ndërsa babai i tij, Fatoni, e shoqëron në të gjitha garat ndërkombëtare. Një ndihmë të madhe thotë se merr edhe nga disa biznese, pa ndihmën e të cilave do ta kishte të vështirë të realizonte “ëndrrën e tij”.
Andi thotë se sukseset që arrin e bëjnë atë krenar dhe e motivojnë që të vazhdojë me përkushtim për të arritur majat e vallëzimit botëror.