Xhudisti Akil Gjakova, ka arritur të marrë medaljen e arit në Kampionatin Europian U-23. Xhudisti shqiptar vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i europianit që po mbahet në Gior të Hungarisë.
Gjakova në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit. Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore të tjera, ndërsa në raundin e parë e kaloi pa “luftë”. /atsh
Loading...