Kanadaja izolohet nga reshjet, niveli i dëborës shkon në 70 cm

Moti i perkeqesuar dukshem me reshje dëbore ka përfshirë Kanadanë ku janë shënuar sasi rekord dëbore.

Niveli ka shkuar në 70 cm vetëm në një ditë reshje. Provincat e Newfoundland dhe Labrador janë më të prekurat.

Për të hapur rrugët e bllokuara dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve është angazhuar edhe ushtria.

Loading...