Do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen në Austri, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz pas një takimi online me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Ne gjithashtu mund të ndihmojmë edhe vendet e tjera, të tilla si ato të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kurz në një shënim në Twitter.
“Faleminderit presidentja Von der Leyen për punën e shkëlqyer në prokurimin e vaksinave kundër Covid-19 për Bashkimin Europian”, shtoi ai.
“Si rezultat, ne kemi portofolin më të madh të vaksinave në të gjithë botën dhe rreziku u shpërnda përmes kontratave me tashmë gjashtë prodhues’’, tha Kurz në Twitter.
Loading...