Kancelarja dhe qeveria gjermane pro hapjes së negociatave

Nga :  Gjergji Mima

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka falenderuar sot Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë.

“Falenderojmë me mirënjohje Kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë. Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma”, thekson Bushati në një postim në “Facebook”.

Ndërsa shton ai, “aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një përpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!”

/gj.mima/ /a.g/

TIRANË, 21 qershor/ATSH/

Loading...