Edison Babo, një nga personat që përmendet në një video të shpërndarë sot në rrjetet sociale, ku kandidati i LSI Etjon Joka akuzohet për blerje votash ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai thotë se nuk mund ta mohojë se ai shfaqet në video por shton se ajo është e montuar nga djali i xhaxhait të tij. Sipas Babos, kushëriri i tij i ka kërkuar para borxh Jokës për të ngrënë bukë dhe i ka dhënë 100 dollarë pasi nuk ka pasur para të thyera.
“Unë jam Edison Babo, shkodran, jetoj në Tiranë i jam bashkuar LSI. Jam përmendur në një video. Nuk mund të them se nuk jam unë por ajo është një montim. Personi që ka bërë videon është djali i xhajës tim. Ata kanë arritur deri aty sa të fusin edhe përçarje mes familjes. Ai është i shantazhuar. Ajo video, ai është një mashtrues shumë i madh që i ka përdorur lekët e dhëna nga Eltoni. Ai më ka kërekuar 30 mijë lekë borxh dhe unë i kam thënë se nuk jam pa punë.
E kam afruar afër vetes duke e ditur se djalë xhaje. Ai ka pas një telefon më përpara. Kohët e fundit kishte dy telefona. Më ka thënë njëri është i një mikut tim dhe e kam marrë për ta rregulluar. Etjoni i ka dhënë para për ta ndihmuar. Unë më afër se kam aty nuk e kam Etjonin. Ai ka kërkuar lekët për të hëngër bukë. Ka ardhur dy tre ditë rresht për ndihmesë personale.
80-90 vota nuk bëjnë 100 dollarë. I ka dhënë aq para se nuk ka pasur të tjera të thyera. Ato janë tre video të ndryshme në kohë të ndryshme. Mua më ka ardhur në shtëpi duke më qarë halle. I jam bashkuar LSI me dëshirën time se mua më pëlqen si parti. Nuk kam dëgjuar kurrë as blerje dhe as shitje votash. Unë i jam bashkuar si gjithë të tjerët që dalin e ecin. Si Etjoni, si kushdo tjetër nuk ka dhënë lekë për vota.
Ai njeri që ka bërë videon është i shantazhuar. Ka arritur derisa ta bëjë këtë. Unë jam drejtuar te LSI për të ardhur direkt te policia. Unë kërkoj ballafaqim me të. Ai ka ardhur për drekë se më ka thënë jam shumë keq ekonomikisht. Unë i kërkova dhe ndjesë se i thashë a të ka mbetur hatri që po ikën në këtë mënyrë. Unë e kam djalin e xhajës tim dhe nuk e kam të lehtë të flas”, deklaroi Babo.