Ish-mbrojtësi i Tiranës që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Prishtinës, Gentjan Muça në Zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Shqipërisë të 25 prillit kandidoi për deputet për Parlamentin e ardhshëm nën siglën e Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim në qarkun e Tiranës, duke qenë numri “26” i kësaj liste.
Kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Demokratike, sa
Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidat për deputet në Parlamentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, mbrojtësi 33-vjeçar arriti të grumbullojë 2026 vota nga qytetarët e qarkut të Tiranës.
Me këtë shifër Muça nuk arriti dot të thyente herësin dhe të bënte pjesë në parlament, teksa e gjithë vëmendja e tij tani do të jetë e fokusuar tek skuadra e Prishtinës, për ta përfunduar sa më mirë këtë sezon ku është në luftë me Ballkanin për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.