Kanë thënë për Labërinë:
Çajupi ka shkruar ekzaktësisht kështu:“Labëri sa i dua,/ Pyjet e kodrat e tua,/ Ato gryka , ato male,/ Ku dhe zogu shkon ngadalë, Shkëmbinj dhe shpella si thikë, Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/ Ç’faqetë një rrugë dhie,/ Rrugë e ngushtë nëpër gjemba,/ Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).
Sami Frashëri: “Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.
Fan Noli: Kur lëngon Shqipëria, çohet në këmbë Labëria
Akademik Rexhep Qosja: Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë
Rrok Zojzi, etnograf, i cili në vitet ‘50-të ‘60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë, në vitin 1962 ka përcaktuar se: “Labëria, i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.
N. Myrta: Ethymologjia e emrit Labëri: Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën (Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘
Rapsodi F.Brahimi: Labëri të dua shumë/si të gjithë Shqipërinë,/ ti je bukë nga ai brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te rrinë,/mbi shkëmbinjtë e mbi Rrathune/rritet bar dhe trëndelinë./