Ndryshimi i stinëve e plogështon sistemin imunitar dhe pengon luftimin me efikasitet të sëmundjeve.
Në këtë periudhë, imuniteti ka nevojë për më shumë vitamina e minerale.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një nga kurat më të mira natyrale për imunitetin, kundër mbipeshës dhe dhimbjes së kyçeve.
E veçanta e kësaj kure është se ka vetëm dy përbërës: kanellën dhe limonin.
Kombinimi i këtyre dy përbërësve ofron mburojë kundër disa problemeve shëndetësore dhe nuk shkakton efekte anësore.
Kanellë E Limon Kundër Dhimbjes Së Kyçeve
Pirja e lëngut të limonit me kanellë bën mirë kundër dhimbjes së kyçeve dhe inflamacionit.
Vitamina C tek limoni ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë e rëndësishme për kyçet dhe kockat.
Antioksidantët nga ana tjetër luftojnë inflamacionin.
Kanella gjithashtu është efikase kundër inflamacionit.
Përgatitja
Për përgatitjen e kurës duhet të zieni një filxhan çaji me ujë. Më pas hidhni një shkop kanelle.
Ziejini për 15 minuta dhe më pas lërini mënjanë për 10 minuta.
Kullojeni lëngun dhe shtoni 5 lugë gjelle me lëng limoni.
Shtoni pak mjaltë nëse dëshironi.
Këtë lëng mund ta pini çdo mëngjes esëll per rreth 20 ditë.
Kanellë Dhe Limon kundër Mbipeshës
Kanella dhe limoni janë ndër produktet më efikase për përshpejtimin e metabolizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kanella kontrollon nivelet e insulinës dhe glukozës.
Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj kure eliminon yndyrnat e akumuluara në zonën e belit.
Kjo kurë bëhet në të njëjtën mënyrë si më lart, por ajo duhet pirë 20 minuta pas çdo vakti.
Në këtë mënyrë, kanella dhe limoni do të stimulojnë metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen.
Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Lëngu i limonit me kanellën zbusin simptomat e gripit dhe të ftohurës dhe përshpejtojnë shërimin.
Ngrohni në një tenxhere të vogël një filxhan çaji me lëng të freskët portokalli.
Pas pesë minutave shtoni një shkop kanelle.
Pasi të jenë ngrohur mjaftueshëm së bashku, hiqni kanellën dhe hidhni pesë lugë gjelle me lëng limoni.
Lëreni sa të marrë valë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë.
Këtë lëng duhet ta pini rregullisht çdo mëngjes gjatë ngrënies së vaktit për rreth 10 ditë./AgroWeb.org