Kaninë/ Miratohet projekti i restaurimit të banesës së Shefikat Begaj

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit të banesës së Shefikat Begaj në Kaninë të Vlorës.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të banesës”, sqaron Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Banesa e Shefikat Begajt është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.

Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar në vitin 1980″.

Loading...