Kaos nga moti i keq në Gjermani dhe Austri

Rritet alarmi nga ora në orë për orteqe të mundshme në Austri dhe Gjermani për shkak të moti i keq, që nuk po tregon as shenja përmirësimi.

Në orët e pasdites së djeshme, pistat austriake të skive në Hochkar u evakuan pas alarmit të dhënë për orteqe të mundshme.

“Një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Hochkarit”, tha kryebashkiaku i lokalitetit për gazetën austriake ”Noen”.

“Problem nuk është lartësia e dëborës, por koha e shkurtër në të cilën ka arritur lartësinë në një metër”, tha një zyrtar i së njëjtës komunë.

Problemet me qarkullimin e trenave vazhdojnë ende në Bavari.

Provinca e Miesbachut ka shpallur gjendjen e emergjencës.

“Vigjilenca ndaj motit të keq në zonën e Alpeve është e lartë, situata e dëborës në Alpe do të bëhet edhe më dramatike në ditët në vijim, ku pritet të shtohet edhe një metër tjetër’’, theksoi zëdhënësi i shërbimit meteorologjik gjerman.

Nga të dyja shtetet njoftohet edhe për rrugë të shumta të bllokuara nga dëbora e kthyer në akull./atsh

Loading...