Kaosi në Kuvend/ PS voton ndryshimin e rregullores së Kuvendit! Deputetët do përjashtohen nga 30 deri në…

Mes tensionesh dhe tymit të flakadanëve, socialistët kanë votuar në seancën e sotme ndryshimin në rregullon e Kuvendit, sipas të cilës deputetët e opozitës të cilët tentojnë të bllokojnë punimet e Kuvendi do të përjashtohen tashme nga 30 deri në 60 ditë.

Socialistet votuan sot me 74 vota pro, propozimin e Grupit të PS për të amenduar rregulloren e Kuvendit.

Në rregulloren ekzistuese dënimi maksimal ishte 10 ditë, ndërkohe që tashme do të ketë dënime që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.

Projektligjet në rendin e ditës u miratuan pa debat e pa asnjë prezantim nga shumica në pushtet.

Loading...