Kapen 2 ton ko.kainë në Portin e Roterdamit/ ja ku u gjet…

Policia e Roterdamit në Holandë ka sekuestruar një sasi rekord prej 2 ton kokaine.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet holandeze këtë të dielë, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ droga kap një vlerë prej 151 milionë euro.

Kokaina u gjet në një dërgesë bananesh, e cila vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion një kompani hungareze, tha prokuroria e Roterdamit në një njoftim për mediat.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në portin e Roterdamit janë kapur më shumë se 38 ton kokainë.

Loading...