Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine të gjetur në një anije peshkimi me ngarkesën më të madhe të kokainës së kapur në Itali dhe ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se policia ka gjetur 5.3 ton “pluhur të bardhë” dhe arrestoi ekuipazhin e përbërë nga Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra (Reggio Calabria), kapiten i peshkatarit, Kamel Thamlaoui, 54-vjeçar tunizian, banues në Tricase (Leçe), Samian-8, Mejri. (Messina), Yanis Malik Bargas, 19-vjeçari francez, Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.
Ndërkohë tre ditë më parë policia italiane zbuloi në kanalin sicilian një aktivitet hetimor të njësisë së policisë financiare të Palermos me koordinimin e prokurorisë së Palermos-drejtoria antimafia e rrethit, identifikuan një anije tregtare që mbante flamurin Palau dhe një afrim anormal nga një anije peshkimi që nisej nga Calabria.
Dy varkat u ndoqën në një distancë të sigurt nga njësitë e Grupit Aeronaval Messina, Grupi i Eksplorimi Aero-Detar dhe Departamenti i Operacioneve Aeronaval të Palermos me mbështetjen e Gico.
Falë kontrollit, ngarkesa prej 5.3 tonësh kokainë u gjet e fshehur pas një paneli që fshihte një dhomë ku ishte grumbulluar lënda narkotike. Më pas, edhe anija tregtare u bllokua teksa u largua drejt Turqisë. Varka e parë u dërgua në Porto Empedocle ndërsa anija “nënë” me 15 shtetas të kombësisë ukrainase, turke dhe azere u shoqërua drejt portit të Palermos.
Mbi 5.3 ton kokainë të sekuestruar, që synonte të furnizonte të gjithë tregun kombëtar, do të kishte sjellë të ardhura mbi 850 milionë euro. Dhe një pjesë e kësaj ngarkese, spekulojnë hetuesit, ishte nisur drejt Palermos.