Një operacion i mirë organizuar nga drejtoria e specialistëve të krimeve, zyra inteligjente e policisë Metropolitane dhe skuadra e armatosur prangosin në Londër dy shqiptarë.
Ne një njoftimi për median të policisë metropolitane raporton se të arrestuarit janë Mikeljan BACA, 26 vjeç i datëlindjes (17.06.93) dhe Egli HAZIZOLLI, 24 vjeç i datëlindjes (15.10.95).
Atyre ju gjetën në makinë 14 kile kokainë dhe 300.000 stërlina cash. Makina e tyre u ndalua në rrugën Camrose Avenue, Edgware, në Londër.
Në gjykatën Willesden Magistrates’ Court, atyre iu lexuan akuzat për posedim dhe tentativë shitje droge klasit A dhe pastrim parash.
Policia londineze thotë se vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë.