Tre persona kapen brenda nje kamioni ne tentative per te kaluar ilegalisht nga porti i Durresit. Policia Kufitare ne Durres ben me dije se ndalimi eshte bere gjatë 24 orëve të fundit, nderkohe qe ne pranga eshte vene edhe drejtuesi i kamionit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Si rezultat i kontrolleve janë kapur në një kamion 3 shtetas, të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit.
Janë sekuestruar një kamion dhe vlera monetare.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara janë kapur edhe dy shtetas me dokumenta të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:
•A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
•M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;
•B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.
Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.
Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit i’u gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.
Policia Kufitare Durrës vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.