Kapet 45-vjeçari me dy emra

Policia e Elbasanit vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një 45-vjeçar është a.rrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet b.urg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi na.rkotikët”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Loading...