Gjashtë persona janë arrestuar në Itali me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Sipas medias lokale, të arrestuarit janë mbajtur nën hetim që nga viti 2016, ndërsa origjina e tyre është nga Shqipëria, Rumania si dhe nga Italia. Arrestimi i tyre është kryer në zonat Molise, Abruzzo dhe në Puglia.
Në raportin e mediave fqinje theksohet fakti se ka dyshime të forta se ky grup furnizohej nga një shqiptar tjetër, i cili kishte veprimtari në fushën e trafikimit të drogës
Nuk bëhet me dije identiteti i trafikantëve, por raportohet se ata së bashku funksiononin përmes grupit të strukturuar në shitjen e lëndëve narkotike të llojeve kokainë, heroinë si dhe subastancave të tjera të ndaluara.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të shitjes së drogës, pasi dyshohet se pas të arrestuarve, fshihen edhe persona të tjerë.