Kapet i shumëkërkuari në Vlorë, ja kush është…

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mësohet se 41-vjeçari, i identifikuar si O. Shehu ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

“Kapet shtetasi në kërkim Olgert Shehu, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.101, datë 06.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Loading...