Kapet kasapi monstër/ Përdhunoi dhe hodhi në lumë trupin e ngrirë të studentes

26 vjecari Pawel Relowicz është shpallur sot fajtor për përdhunimin, vrasjen dhe hedhjen në ujin thuajse të ngrirë të trupit të studentes tragjike britanike Libby Squire, në mars 2019.

Manjaku Relowicz, me profesion kasap dhe i dënuar më parë për krime seksuale, po kërkonte rrugëve për një viktimë kur hasi studenten 21 vjeçare të përshkruar si “në gjendje të dobët e naive”.

Pasi mori Libby me forcë në makinën e tij, babai i dy fëmijëve shkoi me të në një fushë të veçuar sportesh, ku e përdhunoi, e vrau dhe më pas hodhi trupin e saj të vdekur, ose duke vdekur, në lumin Hull.

Ajo u zbulua gjashtë javë më vonë në mars 20, 2019, nga një barkë peshkimi, ende me varësen e floririt me shkronjën ‘L’ në qafë.

Ndërkohë monstra Relowicz nisi në gjyq serinë e tij të gënjeshtrave për të gënjyer jurinë dhe policinë, duke thënë se kishte bërë seks konsensual me Libby.

Por ai u dënua për vrasje dhe përdhunim nga gjykata e Sheffield, pas një periudhë reflektimi prej 27 orë e 55 minuta.

Vendimi erdhi pak më shumë se dy vjet pas zhdukjes së studentes së filozofisë dhe fesë, Libby në Hull në 1 shkurt 2019.

Relowicz, nuk tregoi asnjë emocion kur u lexua vendimi, ndërsa prindërit e Libby mbaheshin përdore e qanin.

Në gjyq u përshkrua gjithashtu sesi Relowicz, i dënuar më parë për shkelje seksuale, përshkruhej si “njeri i pështirë” që adhuronte të “ndërhynte në momentet intime”.

Ai ka pranuar më parë nëntë shkelje të motivuara seksualisht, si vojerizëm, shkelje të moralit publik dhe grabitje.
Ai më parë kishte ekspozuar veten para femrave dhe kishte kryer akte seksuale në rrugë.

Natën e tragjedisë ai kishte pikasur viktimën e tij teksa ecte në rrugët thuajse të ngrira të qytetit, pasi ishte ndarë nga shoqet e saj.

Studentja fatkeqe kishte konsumuar alkool me shoqet e saj dhe më pas ishte ndarë prej tyre kur nuk ishte lejuar të hynte në një kub nate në qendër të qytetit.

Shoqet e saj e kishin hipur Libby në një taksi, që e la ate pranë shtëpisë së saj, por tragjikisht ajo ishte larguar nga siguria e zonës pranë shtëpisë. Kalimtarët tregonin se e kishin parë “të dehur e duke qarë”, përfshi dhe dy prej tyre që e kishin parë të shtrirë në dëborë në anë të rrugës.

Te tjere ishin përpjekur ta ndihmonin por nuk kuptonin atë që thoshte.

Një grup studentësh që e kishin parë duke qarë para shtëpisë së tyre e kishin marrë brenda, por më pas vajza e trazuar ishte larguar, duke thënë se do të shkonte në shtëpi.

Ajo përshkruhej si në gjendje hipotermike, “shumë e dobët” dhe e paveshur për kohën e ftohtë.

Relowicz pikasi Libby në rrugë, e mori në makinën e tij Astra dhe e çoi në një fushë të largët sporti, nga ku më vonë ishin dëgjuar ulërima të rënda.

Prokurori Richard Wright tha se sulmuesi seksual kishte marrë ose ndjekur Libby në fushë, e sulmoi seksualisht dhe e vrau. Më pasi ai kishte shtyrë trupin e saj në lumë dhe ishte kthyer në makinë.

Ai shtoi se qëlimi i vetëm i Relowicz ishte të heshtte ulërimat e Libby pasi e kishte përdhunuar.

Prokurori shtoi: “Ulërimat e saj dhe të gricurat në fytyrën e të akuzuarit, janë pjesë e provave se ajo u përdhunua nga një burrë që e çoi në një zonë të izoluar për të kënaqur epshet e pakontrolluara seksuale. I akuzuari po kërkonte nëpër rrugë subjekte për të kryer shkeljet e tij oportuniste seksuale”.

Loading...