Aktivitetet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për Ditën e Rinisë janë zhvilluar të ndara, por në të njëjtën kohë .
Por teksa Berisha mbante fjalën e tij para bustit të Azem Hajdarit në “Qyteti Studenti”, Basha ëshë “kapur mat”, duke e ndjekur live në Facebook. Gjithësesi ekziston mundësia që kjo të jetë një adresë “fake”.
Kryedemokrati nuk e kishte marrë ende fjalën e tij dhe ishte i ulur krah të pranishmëve në aktivitetet. Fotoja është bërë virale në rrjet. Kujtojmë se për herë të parë pas 31-vitesh, PD e feston e ndarë këtë ditë.
Basha me mbështetësit e tij “festonin” në ArTurbina, ndërsa Berisha me shumë demokratë zgjodhën “Qyteti Studentin”. SHQIP
Loading...