Kapet ‘mat’ te e dashura i shumëkërkuari shqiptar

Policia italiane arriti që të arrestonte një të shumëkërkuar shqiptar pasi i ngriti një kurth.

29-vjeçari shqiptar ishte i shumëkërkuar në Belgjikë pasi akuzohet se drejtonte një rrjet trafiku të qenieve njerëzore.

Sipas gazetave belge dhe italiane, ai drejtonte një rrjet trafikantësh shqiptarë, që dërgonin njerëz nga Afrika dhe Azia drejt Europës, në veçanti drejt Britanisë së madhe.

Belgjika kishte lëshuar një urdhër-arresti, por shqiptari ishte zhdukur.

Megjithatë, të dhënat tregonin se ai kishte një të dashur në një fshat piktoresk në Itali, pranë Sienës.

Karabinierët e dinin këtë gjë dhe e vunë nën mbikëqyrje të dashurën e tij, me supozimin se i dashuri i saj do shfaqej një ditë.

Ata patën sukses: të shtunën arritën të arrestojnë shqiptarin kur vizitoi të dashurën.

Shqiptari rrezikon 20 vite burg në Belgjikë

Loading...