Kapet me 11 kg drogë në Itali, e pëson keq 39-vjeçari shqiptar

Pasditen e së martës, agjentët e skuadrës lëvizëse të policisë italiane, kanë prangosur një 39-vjeçar shqiptar pasi e kanë kapur me 11 kg heroinë.

Teksa po lëviznin në një rrugë të Napolit, vunë re një burrë në një makinë, i cili doli u fut në një shtëpi dhe doli pas disa minutash.

Dyshuan tek lëvizjet e tij dhe efektivët e policisë kanë e kanë kontrolluar, duke i gjetur një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti.

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellës të ndryshëm, 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 39-vjeçari shqiptar kishte edhe precedentë të tjerë penalë.

Loading...