Një ish-ushtarak shqiptar u arrestua në Angli pas një aksioni policor në një fabrikë kanabisi.
Ylli Baha kishte ardhur me vizë turistike për të vizituar djalin në Angli, por përfundoi duke punuar në ‘shtëpinë e barit’.
Baha ia doli të arratiset pas operacionit në shtëpinë e kanabisit, por u kap më vonë për shkak të këpucëve të veçanta, një palë atlete të kuqe.
Ai u dënua me nëntë muaj burg.
Në shtëpinë ku ai shërbente si roje u gjetën të paktën 105 rrënjë kanabisi me një vlerë tregu prej 95 mijë sterlina.
Loading...