K.D, kishte kërcënuar në 2017 kushëririn e tij tek Uji i Ftohtë në Vlorë për motive pronësie.
Në 2018 Gjykata e Vlorës e dënoi me 3 vite burg ndërkohë ai prej 1 viti e gjysëm ishte në arrati.
NJOFTIMI I POLICISË
Vlorë
Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim.
Ndalohet nga Policia 25 vjeçari K. D., banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.