Kapet pas 10 vitesh i riu që Vrau për vetëmbrojtje

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit pohuan se E. Sinella, banues në Kavajë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg.

I riu akuzohet se më datë 05.08.2009, në lagjen Nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasin me inicialet E.S. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...