Kapet peshkaqeni tigër 400 kg, peshkatarët luftë 45 minuta pë ta hedhur në varkë

Disa pamje të pabesueshme tregonin peshkatarë që tërhiqnin në barkën e tyre të vogël një peshkaqen më shumë se 400 kilogramë, pasi u kishte ngecur ne grep dhe kishin luftar me te për 45 minuta derisa ngordhi në brigjet e Sydney, Australi.Pamjet tregonin një prej tyre që lidhte peshkaqenin tigër, koka e të cilit varej nga fundi i barkës së peshkatareve. Pesë peshkatarët australianë kishin kapur bishën e egër në det dhe e peshuan në portin e Port Hacking. Peshkaqenët tigër njihen për natyrën e tyre të egërsuar, dhe për nga numri i vrasjeve të njerëzve renditën të dytët, vetëm pas peshkaqenëve të bardhë.Tufat e tyre janë vendosur tashmë gjatë brigjeve lindore të Australisë gjatë verës, duke ndjekur ushqimin që vjen aty bashkë me rrymat detare.Këta peshkaenë rriten deri në 7.62 metra gjatësi dheg nganjherë mund të arrijnë në pesha prej 800kg.

Loading...