Kapet peshku gjigand, shitet për 2200 euro

Një peshk gjigant është kapur nga peshkatarët në brigjet e Skocisë. Peshku me gjatësi tre metra, i cili peshonte 139 kilogramë, u shit për një vlerë 2200 euro.

Gjallesa nënujore u ble nga një kompani peshku me bazë në Marple të Britanisë, e cila pritet që ta ndaj atë në 100 pjesë, për ta shitur më pas në porcione të vogla.

Ky është një nga peshqit më të mëdhenj që kanë zënë peshkatarët britanikë në vitet e fundit.

Loading...