Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit, ishte nisur drejt Italisë

Një sasi kokaine është kapur mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit! Nuk dihet ende për çfarë sasi bëhet fjalë, teksa ajo që thonë burime është se droga kishe si destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në një kamion që po nisej drejt shtetit fqinj nga Porti i Durrësit! Uniformat blu kanë bërë ndalimin e shoferit, identiteti i te cilit nuk dihet ende, teksa ka mohuar që të ketë dijeni për sasinë e drogës. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.
Nuk është hera e parë që është kapur drogë në Portin e Durrësit. Jo më larg se pak javë më parë Report Tv mësoi se kompania e cila ngarkonte banane ‘Alba Exotic Fruit’ njëkohësisht transportonte edhe kokainë. Sasia më e fundit e kokainës kapur në kontenierët ku kjo kompani kishte marrë banane nga Ekuadori ishte më 12 tetor 2021 në vazhdim të operacionit “Rada“. Hera e fundit që kjo kompani u kap me drogë ishte në 12 tetor ku gjetën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.

Loading...