Kapet shqiptari i rrezikshëm në Athinë, mori peng pilotin e helikopterit gjatë arratisjes së Alket Rizait

Policia greke arrestoi nje shqiptar, personazh i njohur pasi ishte pjesë e planit të arratisjes spektakolare nga burgu të Alket Rizait në 2006. Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Lelaj allias Panajot Papa.

Ky i fundit pas arratisjes nga burgu u kap në 2009-ën në Holandë dhe më pas u ekstradua drejt shtetit helen, ku qëndroi në burg deri në vitin 2014.

Mesohet se 44-vjeçari ishte personi që mori peng pilotin e helikopterit me të cilin u arratis për herë të parë Rizai dhe Paleokosta në vitin 2006.
Në kohën që shqiptari ra sërish në burg në vitin 2015, si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Holanda për në Greqi me kamionë dhe më pas e shpërndante me taksi. Mësohet se shqiptari u arrestua dje në Athinë, ndërsa akuzohet për trafik droge.
Policia greke në kuadër të këtij operacioni sekuestroi 25 kg marijuanë dhe 3.6 kg kokaine në një kamion që kishte ardhur nga Holanda dhe që kryente shpesh udhëtime duke hyre ne Greqi përmes portit të Igumenicës dhe Patres.

Policia ndërhyri në momentin që droga do të futej në një taksi në Athinë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë ku u arrestuan dy shqiptarë 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç.

Gjate aksionit u sekuestruan 7000 euro ne momentin e kapjes se drogës, ndërsa në banesat e trafikantëve u gjetën edhe 24.000 euro të tjera, si dhe sasi të ndryshme lëndë narkotike marijuane dhe heroinë.

Loading...