Kapet shqiptari me 5 emra të ndryshëm,në kërkim ndërkombëtar

Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar 6 vite e 8 muaj burg.

Arrestimi i 44 vjeçarit me 4 emra të ndryshëm u bë në qytetin e Elbasanit.
Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Loading...