Kapet shqiptari në angli(emri)

Një shtetas shqiptar në Britaninë e Madhe është arrestuar ndersa mediat vendase i kanë kushtuar edhe një artikull.

Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

Ndaj tij eshte ngritur akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë dhe kështu shqiptari do të përballet me drejtësinë.

Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.

Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.

Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham.

Policia arriti të asgjësonte 360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar.

Mediat angleze e quajnë shqiptarin si “skllav” të Britanisë së Madhe.

Loading...