Karamuço, zbulon emrat e dy personaliteteve të larta shqiptare që kanë qenë në shënjestër të Iranit

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku ka zbuluar dy personalitete e larta shqiptare të cilat kanë qenë shënjestër e Iranit.

Duke folur për prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit, Karamuço deklaroi se nuk ishte vetëm hakërrimi i institucioneve tona, ai që shty qeverinë shqiptare të marrë këtë vendim drastik, por ka patur edhe raste të tjera.

Sipas tij në shënjestër të frontit revolucionar iranian kanë qenë personalitete të Klerit dhe Politikës shqiptare.

I pyetur se kush kanë qenë këta personalitet nga ana e moderatores Xhokaxhi, Karamuço tha se njëri ka qenë Baba Edmond Brahim Dervishaj, i cili është kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve, dhe i dyti Pandeli Majko, i cili ka qenë shpesh herë pjesë e takimeve të MEK.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e çertifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane. Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipërisë është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

Xhokaxhi: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Xhokaxhi: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Xhokaxhi: Cilit politikani?

Karamuço: Pandeli Majkos.

Xhokaxhi: Pandeli Majkos? Pse?

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

Loading...