Karrigia e Stephen Hawking shitet për 393 mijë dollarë

Karrigia me rrota e shkencëtarit Stephen Hawking u shit për 393 000 dollarë, ndërsa teza e doktoraturës së të ndjerit pothuajse dyfishi i kësaj shifre.

”Karrigia me rrota, e përdorur nga shkencëtari, u shit 393 mijë dollarë”, tha shtëpia e ankandeve ”Christie’s”.

Të ardhurat nga shitja e karriges do të shkojnë për dy organizata bamirëse, fondacioni ”Stephen Hawking” dhe Shoqata e Sëmundjeve të Neuronit Motorik.

Dorëshkrimi origjinal i temës së Hawking, i vitit 1965, doktoraturë në Universitetin e Kembrixhit u shit për 767 000 dollarë në të njëjtin ankand online.

Nga sendet e tij të tjera, përfshirë edhe një xhaketë, do të arkëtohen 650 000 dollarë.

Hawking vdiq më 14 mars në shtëpinë e tij në Kembrixh, 76 vjeç.

Ai u diagnostikua me sklerozë laterale amiotrofike, ose ALS, një sëmundje e pashërueshme neurologjike.ATSH

Loading...