Ian Stephen, njëri ndër kërkuesit shkencorë që kanë punuar në këtë projekt, shpreson se rezultatet e këtij studimi do të mund të nxisnin të rinjtë që të hanë më shumë pemë dhe perime
Njerëzit që hanë pemë dhe perime me ngjyra të ndezura dhe të theksuara, sikur që janë kumbullat dhe karotat, “janë më atraktivë”, thuhet në një studim të kërkuesve shkencorë nga Universiteti St. Andrews dhe Bristol.
Shkencëtarët nga këto universitete kanë analizuar lidhjen midis ngjyrës së lëkurës dhe atraktivitetit, me ç’rast kanë zbuluar se njerëzit me ten të verdhemtë konsiderohen si shumë të shëndetshëm dhe joshës.
Për këtë nuancë të verdhemtë të tenit, “fajin” e kanë pigmentet e verdhë: karotenoidet, të cilat gjenden në pemë dhe perime të caktuara.
Ian Stephen, njëri ndër kërkuesit shkencorë që kanë punuar në këtë projekt, shpreson se rezultatet e këtij studimi do të mund të nxisnin të rinjtë që të hanë më shumë pemë dhe perime, sidomos kur dihet se, për arritjen e këtij efekti, mjaftojnë dy muaj të konsumimit të marrjes së karotave.
“Në vend që të rinjve t’u themi të rinjve se, pas 40 vjetëve, me gjasë, nëse nuk hanë karota, do të kenë infarkt të zemrës, mund t’u themi se do të jenë më të bukur vetëm pas dy muajsh nëse hanë pemë dhe perime”, thotë Stephen.