Kastro flet për të ëmën e ndjerë/ I dedikon këngën në festival

Kastro Zizo ka folur sot në “Pasditja ime” për këngën e tij konkurruese në Festivalin e Këngës, “Më ka marrë malli”, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë.

“Kam dashur t’ia dedikoja me herët, por vendosa që ta bëj në skenën e festivalit të madh. Nuk ia kam premtuar.

Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, mund t’i dedikoj edhe një film, një video, nuk jam i vetmi që kam humbur nënën por si mesazh qëndror kam dhënien e dashurisë ndaj nënës sa është ende në jetë, pasi më pas është vonë”.

Kastro tha më pas se nëna e tij nuk ka qenë fansja e tij më e madhe, por kritikuejsa më e madhe, së cilës i besonte më shumë:

“Nuk ka qenë fansja ime. Kam pasur një raport jo tipik që shohim vërdallë. I ftohtë por që përbrenda vlonte dhe kishte një dashuri të madhe. Ka pasur shumë momente që i kam krijuar probleme por nuk ia kam shprehur si duhet ndjenjat, dashurinë. Kam qenë arrakat e më ka bërë kritika, unë i besoja kritikat e saj”.

Ai tregoi se këngën ia kishte treguar fillimisht motrës dhe babait, në për 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës, ku i ati u përlot kur e dëgjoi.

“Rrallë e shoh tim atë që të lotojë, impakti ishte shumë i mirë menjëherë”.

Loading...