Kastro Zizo emocionon me fjalët prekëse dedikuar të birit: Erdhe në kohë të vështira…

Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë më 3 Maj të vitit 2020. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Dante.
Sot ai feston 1-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga babi. Këngëtari ka publikuar një foto të të birit në rrjetet sociale, ndërsa krahas i ka dedikuar fjalët më të ndjera.
“Sot eshte ditelindja jote e pare bir dhe ma ben kete dite me te lumturen ne bote. Erdhe ne kohe te veshtira por me rrezatimin tend hyjnor ndryshove cdo gje dhe solle nje copë parajse ne kete bote te trazuar. Ta do babi qenien. Dante”, ka shkruar këngëtari.

Loading...