Kastro Zizo për Teatrin: “Ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat”

Kastro Zizo ka reaguar për çështjen e teatrit që ka ndarë aktorët shqiptarë në dy grupe, ata që duan prishjen e tij dhe ndërtimin e një godine të re dhe ata që nuk duan të shembet godina ekzistuese.

Aktori dhe moderatori i njohur është shprehur 100% në favor të shembjes së teatrit, të cilin e ai e quan një “bordello ku bënin seks 10 njerëz në një dhomë”.

Kastro shprehet se nuk i intereson nëse e prishin godinën pasi arti i vërtetë bëhet në rrugë.

“Do doja të bëja një status të gjatë për këtë çështjen e teatrit…thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”, ai vend që bënin seks dhe 10 njerëz në një dhomë…ai vend që më vonë u bë djepi i artit Kombëtar.

Nëse ne jemi kështu…pra, kujtues të Orgjisë Kombëtare le të qëndrojë aty…ku t’i marri frymën regjisorëve e aktorëve…shkrimtarëve dhe publikut me dhe pa nder. Mua s’më rruhet shumë nëse aty ndërtohet diçka../do të vidhet diçka…do të abuzohet diçka… Unë di që Arti i vërtetë bëhet në rrugë…por jo në një rrugë KOMUNISTE! Bëni ç’të doni, por mos harroni të kruani TOPET para se t’i uroni fat TEATRIT QË KA NEVOJË PËR ART DHE JO PËR BRITMA PËR PAK VËMENDJE! Zoti ju bekoftë siç bekoi njeriun para se t’i jepte mollën!”, shkruan Kastro Zizo.

Loading...